Një atmosferë e ngrohtë dhe miqësore
Njëri prej pacientëve tanë shprehet: “Në klinikën time, gjatë 11 viteve të fundit jemi bërë një familje dhe unë madje ndonjëherë harroj që kam SKV. Dëshiroj të falënderoj të gjithë infermierët e mrekullueshëm për mundësinë që të trajtohem këtu”.
Fokusi ynë janë njerëzit, pacientët tanë, por edhe stafi ynë. Ne duam të sigurojmë që të gjithë pacientët dhe kolegët tanë t’i kalojnë ditët e tyre në Diaverum në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore.
Persona të fuqizuar
Tek të gjithë ne ekziston potenciali për novacion dhe krijimtari. Kultura e shoqërisë sonë nxit fuqizimin, dhe ne iu ofrojmë punonjësve tanë mundësinë që opinionet e tyre të kenë vlerë nëpërmjet anketës vjetore të angazhimit. Gjithashtu, ne organizojmë mbledhje të rregullta me ekipin dhe kemi prezantuar parimet Kaizen në klinikat tona, të përshkruara si “ndryshimi për mirë” dhe “përmirësimi i vazhdueshëm”. Çdo punonjës që përqafon këto koncepte dhe synon drejt suksesit mund të ketë një karrierë të suksesshme në Diaverum.
Komunikim i hapur
Ne krenohemi me inkurajimin që iu ofrojmë punonjësve tanë për të shprehur opinionet e tyre. Krahas anketave të angazhimit, mbledhjeve të ekipit dhe procesit të vlerësimit vjetor, politika jonë me dyer të hapura dhe pa hierarki iu ofron punonjësve në të gjitha nivelet mundësinë që të kenë kontakt me drejtuesit organizativë.
Përmirësim i vazhdueshëm
Ne e dëgjojmë stafin tonë, dhe sigurisht dhe pacientët tanë. Ne ndjekim një qasje të strukturuar ndaj të vepruarit lidhur me reagimet e ofruara në anketat tona të angazhimit për punonjësit dhe anketat e kënaqshmërisë për pacientët; kurdo që është e mundur, ne i zbatojmë idetë e tyre për përmirësim.
Dhe për të siguruar se vërtet ndjekim standardet më të larta, ne iu drejtohemi dhe udhëzimeve të jashtme lidhur me përmirësimin e cilësisë sonë. Jemi duke zhvilluar një program për certifikimin ISO dhe po angazhohemi në kërkim me në fokus pacientin për të siguruar që trajtimi ynë të jetë i bashkërenduar me zhvillimet më të fundit në kujdesin për veshkat. Ne iu ofrojmë punonjësve dhe pacientëve akses në bazën tonë të gjerë të njohurive nëpërmjet programit të edukimit profesional, d.ACADEMY.