Fokusi ynë për të ofruar kujdes elitar për veshkat për secilin pacient në secilën nga klinikat tona bëhet i mundur falë profesionalizmit dhe kompetencës së stafit tonë. Persona të cilëve iu intereson mirëqenia e pacientëve dhe që dëshirojnë të sjellin ndryshim.
Rrjetet tona ofrojnë mundësinë për rritje dhe zhvillim personal në nivel ndërkombëtar. Sikurse përshkruhet më poshtë, ne jemi një ekip i larmishëm i përbërë nga persona me formim dhe profesione të ndryshme. Krahas synimit për të gjetur personat më të talentuar të kujdesit shëndetësor, ne gjithashtu dëshirojmë të mësojmë nga sektorë të tjerë dhe mirëpresim personat të cilët dëshirojnë të hedhin një hap drejt botës sonë.
Infermierët
Infermierët përbëjnë shumicën e punonjësve tanë. Janë ata që ndërtojnë marrëdhënie të drejtpërdrejta dhe afatgjata me pacientët tanë dhe që përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre çdo ditë. Infermierët janë ekspertët tanë të kujdesit, dhe marrin pjesë në programe të ndryshme në mbarë shoqërinë tonë që nxisin zhvillimin personal dhe shkëmbimin e ideve.
Mjekët
Mjekët janë ekspertët tanë të ekselencës mjekësore. Ata sigurojnë ndjekjen e standardeve më të larta për kujdesin e veshkave, ndërsa mbikëqyrin dhe kërkimin tonë me në qendër pacientin dhe programet tona shkencore. Mjekët në Diaverum kanë akses në njohuritë më të larta nëpërmjet programit tonë edukativ ku ndajnë përvojat e tyre dhe mësojnë nga njëri-tjetri. Bashkërisht, ata sigurojnë që ne të jemi më të mirët në atë çka bëjmë dhe që njohuritë tona të shpërndahen ndërkombëtarisht.
Stafi tjetër klinik
Infermierët dhe mjekët tanë mbështeten në ofrimin e kujdesit me cilësi të lartë për veshkat nga një sërë pjesëtarësh të tjerë të stafit klinik. Këta pjesëtarë me vlerë të stafit sigurojnë që ne të mund të drejtojmë klinikat tona duke ndjekur standardet më të larta të mundshme dhe ndihmojnë në koordinimin e shërbimeve të shumta shëndetësore që iu ofrojmë pacientëve tanë.
Ekipet e menaxhimit dhe korporatës
Ekipet e menaxhimit dhe korporatës në Diaverum janë një përzierje e larmishme personash të talentuar si nga fusha e kujdesit shëndetësor, ashtu dhe përtej saj. Kjo njohuri e gjerë nga industri, specialitete dhe kultura të ndryshme pasuron bazën e përvojës sonë dhe sjell perspektiva dhe njohuri të reja në të gjithë veprimtarinë tonë të ushtruar në mbi 20 vende.
Një rast frymëzues - Një sanitare që aspiron të bëhet një infermiere e liçensuar
Edhe pse e vështirë, rrugëtimi im është frymëzues dhe motivues.
Lexo më shumë