Ofrimi i kujdesit të përsosur kërkon që të kemi persona të edukuar dhe të fuqizuar në themel të punës sonë, dhe ne synojmë t’i rrisim ata profesionalisht përgjatë karrierës së tyre.

Ne jemi një organizatë që vijon të rritet në mënyrë konstante dhe dëshirojmë që të inkurajojmë potencialin e ri dhe të shohim punonjësit tanë të rriten bashkë me ne. Këtë e arrijmë nëpërmjet fuqizimit, edukimit, trajnimit dhe mundësive të larmishme për karrierën.  

d.ACADEMY 

Nëpërmjet d.ACADEMY, universitetit tonë virtual, ne i inkurajojmë punonjësit tanë të ndërtojnë aftësitë e tyre profesionale dhe personale. Infermierët, mjekët, menaxherët dhe pacientët tanë kanë akses në një sërë programesh të të nxënit elektronik; në ndarje të vërtetë njohurish, nga ekspertët për ekspertët, novatore dhe të bazuar në rezultatet e kërkimeve shkencore të rëndësishme. d.ACADEMY përfshin edhe një bibliotekë digjitale për zhvillim personal. Krahas kësaj teknologjie, ne gjithashtu jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e mbështetjes së ofruar ndërmjet personave ndaj njëri-tjetrit.  

Të mësuarit e ndërthurur
ërthurur Krahas seancave të mësuarit elektronik që ofrohen nëpërmjet d.ACADEMY, stafi ynë ka mundësinë të përfitojë nga edukim i brendshëm dhe i jashtëm mjekësor dhe veprimtari trajnuese të organizuara në nivel vendor. Për të siguruar që njohuria të transferohet në praktikë, çdo punonjësi të ri të klinikës i caktohet një mentor.  

Zhvillimi personal 
Procesi ynë i vlerësimit vjetor siguron që të gjithë punonjësit të planifikojnë synimet e tyre për zhvillim për vitin pasardhës bashkërisht me menaxherin përkatës. Kështu, drejtuesit mbështesin përparimin në karrierë dhe i ndihmojnë ekipet e tyre të rriten.