Krahas ofrimit të kujdesit për veshkat që përmirëson cilësinë e jetës, ne përpiqemi të përmbushim detyrimet tona ndaj shoqërisë dhe mjedisit, ndërkohë që në qendër të gjithçkaje që bëjmë, qëndroni ju, pacientët tanë.
Përkushtimi ynë ndaj jush
Shpeshherë, njerëzit me SRK kanë nevoja dhe probleme të tjera të ndërlikuara, të tilla si diabeti apo sëmundjet kardiovaskulare. Nëse vizitoni rregullisht klinikat tona për të kryer dializën, mund të ndodhë që më shpesh të takoheni me infermieret tona, se sa me familjen apo miqtë tuaj. Ne e kuptojmë që kërkesat e kujdesit tuaj mund t'ju izolojnë nga shoqëria, dhe për këtë arsye synojmë ta bëjmë këtë aspekt thelbësor të jetës tuaj sa më komod, duke i dhënë përparësi ndjenjës së ndjeshmërisë dhe dashamirësisë njerëzore.
Gjithashtu, ju nxisim të merrni pjesë në vendimet lidhur me trajtimin tuaj, madje, kur të ndiheni të gatshëm, ne do të bashkëpunojmë me ju për t’ju ndihmuar të mësoni se si të kryeni aspekte të kujdesit tuaj. Falë këtyre qasjeve, ne përmirësojmë rezultatet mjekësore, ulim normën e vdekshmërisë, si dhe pakësojmë numrin e ditëve të shtrimit në spital. Të gjitha sa më lart, mund të ndihmojnë në reduktimin e barrës së kujdesit shëndetësor, duke garantuar kështu që ndihma të jetë lehtësisht e aksesueshme nga personat që kanë nevojë.
Përkushtimi ynë ndaj vendeve në zhvillim dhe tregjeve të reja
Në shumë prej vendeve në zhvillim, pacientët me SRK humbin jetën për shkak të mungesës së trajtimit efikas. Ne duam të sigurojmë kujdes cilësor për veshkat, për pacientët që jetojnë në vende ku aktualisht nuk ofrohen shërbime të tilla. Procesi ynë rigoroz i hyrjes në treg siguron që të veprojmë vetëm aty ku mund të jemi të sigurt se praktikat vendore na lejojnë të përmbushim standardet tona. Ne bashkëpunojmë me autoritetet kombëtare vendore për të përcaktuar strategjinë e tyre vendore për kujdesin e veshkave.
Kur lëvizim në një vend të ri ose kur blejmë një klinikë të re, ne e dimë se duhet të ofrojmë standardet më të larta të kujdesit për të përmirësuar rezultatet e pacientit. Për të garantuar përmbushjen e standardeve tona, ne bëjmë kontrolle përpara integrimit, vlerësojmë rezultatet pas 100 ditëve të para, dhe më pas sërish pas një viti. Në klinikat tona, kemi parë gjithmonë një përmirësim të cilësisë së kujdesit dhe përvojës së pacientit.
Përmes kësaj qasjeje, ne nxisim novacionin në kujdesin shëndetësor dhe, duke zhvilluar teknologji të reja, mund të përmirësojmë në mënyrë të ndjeshme rezultatet mjekësore, si dhe të transformojmë sektorin tonë. Përmes automatizimit të futjes së të dhënave dhe minimizimit të gabimeve njerëzore në raportime, ne kemi revolucionarizuar klinikat, duke përmirësuar kështu standardizimin, duke garantuar sigurinë e pacientit dhe duke ulur ndikimin tonë në mjedis. E gjithë kjo na bën të besojmë se "programi ynë i binjakëzimit digjital", do të ndryshojë mundësinë e aksesit në kujdes, si dhe do t'u lejojë specialistëve tanë të ofrojnë bazat e trajtimit të dializës në zona të thella. Ne aspirojmë për një botë, ku një mjek i kualifikuar i veshkave në Suedi apo Portugali, të mund të mbështesë infermierët që ofrojnë kujdes në Afrikën Qendrore.
Kursimi i ujit dhe i energjisë
Uji i pastër është thelbësor për të kryer një dializë të sigurt, si dhe jemi vazhdimisht në kërkim të mënyrave të reja për të minimizuar ndikimin tonë, pa cenuar standardet tona dhe pa i vënë pacientët në rrezik. Ne bashkëpunojmë në mënyrë aktive me prodhuesit e njësive të dializës për të zvogëluar konsumin e ujit dhe energjisë, si dhe jemi të përqendruar në ndërtimin e standardizuar të klinikave për të siguruar konsumin më të ulët të mundshëm të ujit.
Ne rivlerësojmë në mënyrë të vazhdueshme objektivat tona të qëndrueshmërisë. Në të gjithë këtë, tematika që bie në sy është një: kujdesi. Ne gjithmonë e vendosim kujdesin për ju, shoqërinë dhe mjedisin tonë në qendër të punës sonë.
Link për në Diaverum Global