Globalisht, Diaverum funksionon në shërbimin renal për 30 vjet, kur u hap klinika e parë e dializës në Suedi - me emrin e mëparshëm Gambro Healthcare. Sot, 14,000 punonjës kujdesen për 40,000 pacientë në 24 vende, duke kryer më shumë se 6 milionë trajtime në vit.
Vizioni dhe konteksti kur lindi kontrata jonë Partneritet Publik-Privat disa vite më parë, ishte që të sillnim shërbimin e hemodializës sa më afër pacientëve, pasi në atë kohë ata udhëtonin distanca të gjata për të arritur në klinikën e tyre të dializës.
Në Diaverum Shqipëri, kemi një portofol prej 5 klinikash, të vendosura në Vlorë, Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Korçë ku rreth 120 punonjës ofrojnë përkujdes të vërtetë për t’u ardhur në ndihmë pacientëve tanë të kenë një jetë të kënaqshme.
Në zemër të asaj çka bëjmë është modeli ynë i standardizuar i ofrimit të përkujdesit, i cili është në zhvillim të vazhdueshëm. Përpiqemi të sigurojmë rezultate të shkëlqyera mjekësore, të cilat tejkalojnë kërkesat e sistemeve kombëtare shëndetësore.
Të gjitha klinikat e dializës në Shqipëri, bashkëpunojnë ngushtë me institucionet lokale të kujdesit shëndetësor, që të sigurojnë përkujdes optimal për pacientin. Në fakt, të gjitha aktivitetet tona janë të përqendruara në përkujdesin dhe trajtimin optimal të pacientëve. Parimi kryesor është një qasje holistike ndaj pacientit – me fjalë të tjera, trajtimi nuk kufizohet vetëm në dializë. Ne fokusohemi në kujdesin për nevojat individuale të pacientëve tanë, sepse secili e përjeton sëmundjen ndryshe. Ne ofrojmë profesionalizëm dhe përkujdes – gjithmonë në nivelin më të lartë.
Në Diaverum, përpiqemi të promovojmë tek pacientët qëndrimin se sëmundja e tyre nuk duhet t'i kufizojë ata - kjo është me rëndësi të madhe për individët që duhet t'i nënshtrohen dializës disa herë në javë. Programi i dializës sezonale i quajtur d.HOLIDAY u mundëson atyre pacientëve që janë në gjendje të udhëtojnë, të kenë pushime si dhe trajtim në klinika të përzgjedhura të dializës Diaverum në mbarë botën.