Diaverum Shqipëri feston Ditën Botërore të Veshkave
Për të theksuar rëndësinë e kësaj dite, rritjen e edukimit dhe ndërgjegjësimit për shëndetin e veshkave tek fëmijët, Ekipi Mjekësor dhe Infermieror i Diaverum Albania pati idenë për të organizuar një leksion të thjeshtë mbi veshkat, duke targetuar shkollat publike 9-vjeçare. Mjekët tanë nefrologë folën për mënyrën si funksionojnë veshkat dhe si t'i mbajmë ato të shëndetshme. Aktiviteti pati një impakt të madh dhe pas ligjëratave pasuan një fluks me pyetje dhe kuriozite. Për nxënësit, ishte bukur të kishin prezent një specialist të atij niveli, t’u shpjegonte një prej mësimeve nga programi i tyre vjetor. Më poshtë mund të gjeni materialin, i cili u shpërnda nëpër shkolla.
Pse kemi veshka?
Veshkat janë jetike për mbijetesën e njeriut. Ato kanë disa funksione jashtëzakonisht të rëndësishme. Funksionet e tyre kryesore janë të filtrojnë substancat e mbeturinave nga gjaku (produktet përfundimtare) dhe të balancojnë nivelet e kripërave dhe ujit në organizëm.
Vendndodhja e veshkave
Veshkat janë në formë fasuleje dhe kanë afërsisht të njëjtën madhësi sa grushti juaj. Ato ndodhen në të dy anët e shtyllës kurrizore, në fund të brinjëve tuaja.
Si punojnë veshkat
Cdo ditë afërsisht 1,500 litra gjaku kalon nëpër veshka dhe filtrohet, falë afërsisht një milion filtrave të vegjël. Këto filtra quhen nefrone dhe janë aq të vegjël sa nevojitet një mikroskop për t’i parë ato. Shumica e sëmundjeve të veshkave shkaktohen nga dëmtimet e nefronëve.
Gjaku ka nevojë të pastrohet
Një nga funksionet kryesore të veshkave është të filtrohen vazhdimisht produktet përfundimtare të metabolizmit tonë. Mund të thuhet që veshkat tuaja janë 'stacioni i pastrimit' për gjakun. Nëse veshkat nuk heqin mbeturinat, ato do të grumbullohen në gjak dhe do të dëmtojnë rëndë organizmin.
Veshkat kanë dhe funksione të tjera
Ato kanë rol të rëndësishëm në balancimin e volumit të lëngjeve dhe mineraleve në trupin tuaj.
Eleminimi i mbeturinave dhe ujit
Substancat që filtrohen në veshkë përzihen me ujë dhe shndërrohen në urinë. Urina eleminohet nga veshkat nëpërmjet tubave të vegjël (ureterët) dhe grumbullohet në fshikëz.
Veshkat janë gjithmonë në punë
Veshkat gjithashtu prodhojnë vitaminën D aktive e cila është e nevojshme për përthithjen e kalciumit nga ushqimi. Kalciumi, ndër të tjera, është i rëndësishëm për ndërtimin e kockave`. Përveç kësaj, veshkat ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut dhe stimulojnë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Pra, pa dyshim, funksionimi i veshkave është thelbësor për mirëqenien tuaj.
Si ti ndihmojmë veshkat tona?
Aktiviteti fizik është i rëndësishëm për të gjithë organizmin tonë, por edhe për veshkat në veçanti. Mos harroni që gjithçka që ju hani do të filtrohet nëpërmjet veshkave, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm në llojin e dietës dhe kripërat që përdorim.