Anduela është pjesë e ekipit Diaverum që prej nëntorit 2019. Ajo ka pothuajse 12 vjet përvojë në kujdesin shëndetësor në shërbimin e Hemodializës. Përpara se t'i bashkohej Diaverum-it, Anduela ka punuar që prej muajit janar 2016 si Kryeinfermiere në Njësinë e Hemodializës në Spitalin Amerikan, Tiranë.
Anduela ka studiuar për Infermieri në Fakultetin e Infermierisë, Tiranë; ajo gjithashtu ka kryer Masterin Shkencor në Infermieri.