Ermioni iu bashkua ekipit të Diaverum në pozicionin e Kontrolluesit të Biznesit në gusht 2022 dhe ka qenë përgjegjëse për të gjitha çështjet financiare të Shqipërisë.
Ermioni ka një eksperiencë 14-vjeçare në financë, raportime financiare, buxhetim dhe analizë, dhe para se të bashkohej me Diaverum, ka punuar në një prej kompanive më të mëdha në sektorin e shëndetësisë në vend, si “Menaxhere e Njësisë së Analizës Financiare".
Është diplomuar në “Financë” nga Universiteti i New York në Tiranë dhe Master në “Kontabilitet dhe Raportime Financiare”, nga Universiteti Europian i Tiranës.