Fjona iu bashkua Diaverum në vitin 2019 si Drejtoreshë Mjekësore e Vendit dhe ka mbi 15 vjet eksperiencë në dializë dhe transplantet renale.
Nën drejtimin e saj, Shqipëria arriti rezultate të shkëlqyera mjekësore.
Fjona ka studiuar për Mjekësi në Universitetin e Tiranës dhe është diplomuar në Nefrologji. Ajo ka një specializim në Transplantin Renal dhe Urgjencat Nefrologjike, në Spitalin Tenon, Paris.
Gjithashtu, ka përfunduar procesin e doktoraturës në “Aksidentet cerebrovaskular tek pacientët në hemodializë”
Ajo është anëtare e shoqatave të ndryshme profesionale dhe një person kyç në të gjitha shërbimet private të hemodializës në të gjithë vendin.