Rezultatet mjekësore dhe siguria juaj janë thelbësore, për këtë arsye kemi zhvilluar një model kujdesi që i vendos ato në vend të parë.
E gjithë puna jonë kryhet sipas standardeve rigoroze dhe ecën paralelisht me përparimet e reja në fushën e kujdesit për veshkat dhe atë të teknologjisë, të cilat zhvillohen kryesisht "brenda korporatës".
Qasja e Diaverum ndaj kujdesit tuaj ndahet në pesë drejtime kryesore:
- Standardet klinike: politikat dhe procedurat që garantojnë kujdes cilësor dhe siguri
- Standardet mjekësore: qasje gjithëpërfshirëse ndaj trajtimit që përmirësojnë rezultatet mjekësore përmes kujdesit më efikas
- Matja e performancës: monitorim i vazhdueshëm i rezultateve mjekësore
- Edukimi i pacientëve dhe i stafit: në mjedise virtuale dhe fizike
- Kërkimi shkencor: i bazuar në atë çfarë është më e rëndësishme për ju
Dhe kjo qasje nuk është statike: ne përmirësojmë në mënyrë të vazhdueshme politikat dhe procedurat tona duke mësuar nga përvoja juaj dhe e stafit tonë, duke bërë anketime, kontrolle të rregullta të brendshme, të gjitha këto në përputhje me kërkesat rregullatore kombëtare. Krahas platformës sonë ‘d.ACADEMY’ me audiencë të shumëfishtë, praktikat tona klinike të bazuara në evidenca përforcohen nga një sërë qasjesh ndaj edukimit dhe trajnimit.
Puna jonë mbështetet në transparencë, ndërsa sistemi ynë i Matjes së Performancës Klinike (MPK) mat dhe krahason performancën mjekësore brenda dhe ndërmjet klinikave tona në mbarë botën.
Në, mund të mësoni se si kujdesi për ju mbështetet në teknologji që zhvillohen në mënyrë të vazhdueshme, duke përfshirë softuerë të patentuar si: Sistemi i Menaxhimit të Infomacionit Renal (d.CARE), Sistemi Udhëzues për Trajtimin (TGS), Sistemi Udhëzues për Barnat (PGS), si dhe ‘d.ACADEMY’, platforma jonë virtuale e edukimit.
Këto mjete digjitale na lejojnë të standardizojmë kujdesin tuaj, duke rritur dhe përmirësuar kështu sigurinë dhe rezultatet mjekësore, si dhe duke na lejuar të menaxhojmë në mënyrë më efikase rrjedhën tonë të punës.
Ndani komentet tuaja!
Jemi të përkushtuar të përmirësojmë përvojën tuaj Diaverum
Nëpërmjet portalit MyDiaverumExperience mund të dërgoni komente në lidhje me çdo përvojë që keni pasur me Diaverum, të cilën doni ta sillni në vëmendjen tonë. Mund ta bëni këtë në gjuhën që ju flisni dhe në mënyrë anonime, nëse dëshironi.
Dërgoni komentet tuaja përmes MyDiaverumExperience