Qëllimi ynë është t'ju ofrojmë një nivel të pakrahasueshëm të kujdesit, në mënyrë të personalizuar dhe efikase.

Ne synojmë integrimin e vazhdueshëm të klinikave fizike me qasje të reja teknologjike, duke siguruar standarde të larta dhe shërbime fleksibël të kujdesit për veshkat. Përveç kësaj, jemi përkushtuar për ta bërë këtë të ardhme të arritshme për pacientët tanë dhe sistemet e kujdesit shëndetësor në të gjithë botën.

ZGJIDHJE DIGJITALE 2020

Në Suedi dhe Hungari, ekipet tona të zhvillimit po punojnë në projekte të shumta për të integruar teknologjitë e reja në modelin tonë të ofrimit të kujdesit.  

Zgjidhjet tona digjitale, të cilat janë në zhvillim të vazhdueshëm, janë jetësore për aftësinë tonë për të ofruar kujdes të qëndrueshëm, efikas dhe më cilësor në të gjithë botën, duke ju dhënë mundësinë të kontribuoni në kujdesin dhe mirëqenien tuaj. Puna jonë mbështetet në platformat dhe aplikacionet digjitale të mëposhtme:

PLATFORMA ‘D.CARE’ PËR MENAXHIMIN E INFORMACIONIT RENAL

I zhvilluar nga Diaverum me qëllim menaxhimin e pacientit dhe klinikës, sistemi ynë i menaxhimit të informacionit renal përmban të dhëna në lidhje me menaxhimin klinik, raportimin mjekësor, si dhe me proceset dhe administrimin e klinikës. Kjo platformë kontrollon rrjedhën e punëve klinike dhe.

PGS (SISTEMI UDHËZUES PËR BARNAT)

Sistemi Udhëzues për Barnat (PGS) Diaverum këshillon mjekët lidhur me optimizimin e mjekimeve, duke u bazuar në të dhënat mjekësore të marra nga platforma ‘d.CARE’ për menaxhimin e informacionit renal.  

TGS (SISTEMI UDHËZUES PËR TRAJTIMIN)

Sistemi ynë udhëzues për trajtimin mbështet infermierët në ndjekjen e qasjes sonë të standardizuar ndaj rrjedhës së punëve klinike. Kjo ndihmon në minimizimin e ndryshimeve në kujdes, si dhe në reduktimin e hapësirave për gabime. Profesionistët tanë të kujdesit shëndetësor aksesojnë TGS-në, të vendosur në karrigen apo pranë shtratit tuaj, ndërsa ky sistem mbledh dhe jep informacion përgjatë gjithë procesit të dializës, në një mjedis ku nuk përdoret letra. Gjithashtu, TGS-ja lidhet me Sistemin e Planifikimit të Burimeve të Ndërmarrjes Diaverum, i cili menaxhon transaksionet e aksioneve dhe ato financiare. 

d.CONNECT

d.CONNECT është zgjidhja jonë plotësisht e automatizuar për mbledhjen e të dhënave nga peshoret dhe monitorët e dializës. Më pas, këto të dhëna përdoren për të përcjellë informacion te TGS-ja.

d.ACADEMY

Kjo është platforma jonë e edukimit ‘virtual’, e cila përmban informacion për ju, për infermierët dhe mjekët tanë, si dhe për drejtuesit e biznesit. 

APLIKACIONI ‘D.CARE’

I zhvilluar nga Diaverum për iOS/Android, ky aplikacion ju lejon të komunikoni drejtpërdrejt me profesionistët tanë të kujdesit shëndetësor. Ju mund të hidhni të dhëna rreth shëndetit dhe cilësisë së jetës suaj, dhe aplikacioni ‘d.CARE’, nga ana tjetër, ju vjen në ndihmë me informacione lidhur me trajtimin tuaj. Kjo është një nga mënyrat përmes së cilave ju nxisim të angazhoheni me ne, si dhe me kujdesin dhe mirëqenien tuaj në mënyrë aktive. 

apple_appstore.png Google_Play.png

 

 

Inteligjenca Artificiale Diaverum

Po zhvillojmë zgjidhje dhe aplikacione dixhitale rreth nevojave të pacientëve tanë

Lexo më shumë