Diaverum - Njoftim informimi mbi privatësinë në media sociale 

Në mediat tona sociale, ju mund të përditësoheni me të rejat, të bëni pyetje, të bëni sugjerime, të postoni fotografi, si dhe të shprehni pikëpamjet tuaja mbi tematikat që kanë të bëjnë me Diaverum-in. Mund të na gjeni në Facebook, Twitter, Instagram, YouTube dhe LinkedIn. 
 

Ne e menaxhojmë vetë veprimtarinë në mediat tona sociale. Nëse na dërgoni një mesazh privat ose të menjëhershëm (direkt) përmes mediave sociale, ne do ta ruajmë këtë mesazh derisa t’i përgjigjemi kërkesës suaj apo derisa çështja të jetë zgjidhur. Mesazhi juaj nuk do të ndahet me organizata të tjera. 

Ne mund të aksesojmë të gjitha ndërveprimet tuaja me Diaverum-in në media sociale, si dhe të vendosim rreth mënyrës së menaxhimit të tyre. Për shembull, nëse na dërgoni një mesazh përmes mediave sociale që kërkon përgjigjen tonë, ne mund ta përpunojmë atë si pyetje apo ankesë, për ta trajtuar më pas në përputhje me rrethanat. 

Nëse kontaktoni Diaverum-in përmes një platforme në media sociale, ju sugjerojmë të njiheni edhe me informacionin për privatësinë e platformës së përdorur. 

 

Operatorët e mediave sociale 

Në përgjithësi, nëse vizitoni direkt platformën e tyre apo nëse vizitoni mediat sociale në faqet e internetit të palëve të treta, të tilla si butonat ose banderolat reklamuese, operatorët e rrjeteve sociale mund të analizojnë sjelljen e përdoruesit. Përveç kësaj, nëse vizitoni faqet e mediave sociale të Diaverum-it, të dhënat tuaja personale do të përpunohen nga operatorët e mediave sociale. 

Nëse jeni identifikuar në llogarinë tuaj të mediave sociale dhe vizitoni faqen tonë, operatori mund ta regjistrojë këtë vizitë në llogarinë tuaj të përdoruesit. Të dhënat tuaja personale mund të regjistrohen edhe nëse nuk jeni identifikuar apo nëse nuk keni një llogari tuajën. Në këtë rast, të dhënat e mbledhura mund të ruhen në pajisjen tuaj përmes skedarëve kuki (cookies) ose duke regjistruar adresën tuaj të IP-së. 

Kjo nënkupton se operatorët e mediave sociale mund të krijojnë profile të përdoruesve me preferenca dhe interesa, si p.sh. të shfaqin reklama të bazuara në interesa, edhe nëse jeni apo jo pjesë e mediave sociale. Këto reklama mund të shfaqen në çdo pajisje ku jeni regjistruar ose identifikuar. 

Kini parasysh se nuk mund të kontrollojmë të gjitha veprimet përpunuese në platformat e mediave sociale. Në varësi të ofruesit, operatorët mund të kryejnë përpunime të mëtejshme të të dhënave. Detajet mund t’i gjeni tek kushtet e përdorimit dhe politika e privatësisë të platformave përkatëse të mediave sociale. 

 

Baza ligjore 

Prania e Diaverum-it në media sociale, siguron shfaqjen e tij në internet në një shkallë më të gjerë. Përpunimi ynë i të dhënave personale në këto media sociale, kryhet në përputhje me interesat tona legjitime si biznes, për të arritur bashkëveprim me aktorë të ndryshëm brenda dhe jashtë shoqërisë.  

Përpunimi i të dhënave personale nga operatorët e rrjetit social mund të mbështetet në baza të ndryshme ligjore, të specifikuara veçmas nga këta operatorë (p.sh. pëlqimi sipas nenit 6 (1) (a) të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave). 

 

Përgjegjësia jonë dhe të Drejtat tuaja 

Kur ju vizitoni një nga profilet tona në mediat sociale, ne, së bashku me operatorin e platformës, jemi përgjegjës për përpunimin e të dhënave. Me ne në Diaverum, si  dhe me operatorin e mediave sociale, ju mund të ushtroni të drejtat tuaja (të informimit, korrigjimit dhe fshirjes, kufizimit të përpunimit, lëvizjes së lirë të të dhënave dhe ankesës). 

Gjithashtu, keni të drejtë të paraqisni një ankesë pranë autoritetit zyrtar të mbrojtjes së të dhënave që keni zgjedhur.  

Ne nuk kemi ndikim të plotë në përpunimin e të dhënave të kryer nga të operatorët e mediave sociale. Kompetencat tona përcaktohen nga politika e shoqërisë së secilit ofrues. 

 

Koha e ruajtjes 

Të dhënat e mbledhura drejtpërdrejt nga ne përmes pranisë në mediat sociale, do të fshihen nga sistemet tona sapo qëllimi të mos jetë më vlefshëm, nëse kërkoni fshirjen e tyre apo nëse tërhiqni pëlqimin tuaj. Kukit mund të vazhdojnë të qëndrojnë në pajisjen tuaj deri sa të skadojnë apo të zgjidhni t’i fshini.  

Ne nuk kemi asnjë ndikim mbi kohëzgjatjen e ruajtjes së të dhënave personale nga operatorët e rrjeteve sociale për qëllimet e tyre. Për detaje, referojuni politikave të privatësisë së operatorëve të rrjeteve sociale. 

 

Rrjetet sociale 

Facebook 

Ne kemi një profil në Facebook. Ofruesi është Facebook Ireland Limited, me adresë në 4 Grand Canal Square, Grand Canal Harbour, Dublin 2, Irlandë. 

Ne kemi nënshkruar një marrëveshje me Facebook mbi përgjegjësinë e përbashkët për përpunimin e të dhënave (Shtojca e Kontrolluesit). Në këtë marrëveshje, përcaktohen veprimet e përpunimit të të dhënave, për të cilat ne ose Facebook-u jemi përgjegjës kur vizitoni faqen e admiruesve (fan page) në Facebook. Këtë marrëveshje mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm: https://www.facebook.com/legal/terms/page_controller_addendum 

 

Cilësimet e reklamimeve mund të personalizohen në mënyrë të pavarur në llogarinë tuaj të përdoruesit. Klikoni linkun e mëposhtëm dhe identifikohuni: https://www.facebook.com/settings?tab=ads 

Politika e privatësisë së Facebook-ut: www.facebook.com/about/privacy/ 

 

Instagram  

Ne kemi një profil në Instagram. Ofruesi është Facebook Ireland Limited, me adresë në 4 Grand Canal Square, Grand Canal Harbour, Dublin 2, Irlandë. Për detaje rreth mënyrës së trajtimit të informacionit tuaj personal, referojuni Politikës së Privatësisë së Instagram-it: https://help.instagram.com/519522125107875 

 

Twitter 

Ne kemi një profil në Twitter. Ofruesi është Twitter International Company, me adresë në One Cumberland Place, Fenian Street, Dublin 2, D02 AX07, Irlandë 

Për detaje rreth mënyrës së trajtimit të informacionit tuaj personal, referojuni Politikës së Privatësisë së Twitter-it: 

https://twitter.com/privacy 

 

LinkedIn 

Ne kemi një profil në LinkedIn. Ofruesi është LinkedIn Ireland Unlimited Company, me adresë në 70 Sir John Rogerson's Quay, Dublin 2, Irlandë 

Për detaje rreth mënyrës së trajtimit të informacionit tuaj personal, referojuni Politikës së Privatësisë së LinkedIn-it: https://www.linkedin.com/legal/privacy-policy 

 

YouTube 

Ne kemi një kanal në YouTube. Ofruesi është Google Ireland Limited,  me adresë në Gordon House, Barrow Street, Dublin 4, Irlandë 

Për detaje rreth mënyrës së trajtimit të informacionit tuaj personal, referojuni Politikës së Privatësisë së YouTube-it: https://policies.google.com/privacy 

 

Reagime dhe komente 

Ne i mirëpresim dhe i vlerësojmë reagimet dhe komentet nga klientët dhe përdoruesit e tjerë përmes profileve tona në mediat sociale, por kemi gjithmonë të drejtë të heqim ato komente dhe ngarkime që mendojmë se: 

  • janë shpifëse 
  • shkelin ligjin 
  • janë të rreme ose çorientuese 
  • zhvlerësojnë në çfarëdolloj forme individë ose shoqëri 
  • janë të papërshtatshme në çfarëdolloj forme 

Mos harroni se komentet dhe imazhet që publikoni zyrtarisht, mund të lexohen dhe të shihen nga çdo person që akseson këto faqe. Në mënyrë që të mos shkelim integritetin e askujt dhe të respektojmë rregullat dhe rregulloret e privatësisë, mund të jemi të detyruar të fshijmë komente, fotografi ose video nga kanalet tona sociale. 

Nëse keni pyetje në lidhje me praninë e Diaverum-ut në mediat sociale ose në mënyrë të veçantë për këtë njoftim informimi mbi privatësinë, na kontaktoni duke dërguar një email në adresën: info[@]Diaverum [pikë]com ose duke i shkruar kontrolluesit të të dhënave në adresën:  Diaverum AB, Hyllie Boulevard 53, SE 215 37 Malmö, Suedi. Numri i organizatës sonë është: 559140-5344. 

Diaverum AB ka caktuar një Përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave, i cili mund të kontaktohet përmes adresës së emailit: se.dpo[@]Diaverum[pikë]com ose me shkrim në adresën e lartpërmendur. 

Përditësimi i fundit: 7 dhjetor 2020