SRK-ja është bërë gjithmonë e më e zakonshme në të gjithë botën: pesë deri në dhjetë përqind të të gjithë të rriturve vuajnë nga një formë e sëmundjes së veshkës që mund të çojë deri në insuficiencë të saj.
Është thelbësore të parandalohet sëmundja dhe dëmtimi i veshkave kurdo që të jetë e mundur. Këshillat e mëposhtme janë shumë të rëndësishme nëse ju është shfaqur ndonjë lloj problemi me veshkat, por vlejnë edhe nëse keni veshka të shëndetshme dhe doni që të mbeten të tilla:
- Ndaloni duhanpirjen, ose mos e nisni atë.
- Ushtrohuni vazhdimisht dhe ruani një peshë të shëndetshme.
- Shmangni konsumimin e sasive të tepërta të kripës.
- Kini parasysh se disa produkte farmaceutike (barna që ju këshillojnë mjekët) mund të dëmtojnë veshkat.
- Sigurohuni që të kryeni rregullisht kontrollin e funksionimit të veshkës nëse keni diabet apo presion të lartë të gjakut.
- Mos konsumoni sasi të tepërta alkooli.
- Mos abuzoni me përdorimin e drogave.
- Kontrolloni rregullisht presionin e gjakut dhe nivelin e sheqerit në gjak, veçanërisht nëse në ndonjë rast keni pasur rritje të vlerave të tyre.