Fakti që jeni në dializë nuk do të thotë që nuk mund të udhëtoni, për pushime, për të takuar familjen dhe miqtë apo për punë, por gjithsesi mund të paraqesë edhe disa sfida.

Ju mund t’ju nevojitet të keni akses në disa aparatura të specializuara, mund t’ju duhet të punoni me staf të aftë të kujdesit shëndetësor dhe zakonisht ju nevojitet të bëni vizita të shpeshta në spital ose në klinikë.

  

Për shkak se kujdesi i mirë mjekësor duhet të jetë i garantuar, ne kemi krijuar programin d.HOLIDAY. Ky program u mundëson pacientëve të dializës kujdes në qytete apo në shtete ku ata nuk janë banues. Me më shumë se 400 klinika Diaverum nëpër botë, keni shumë vende të ndryshme ndër të cilat mund të zgjidhni dhe mund të udhëtoni duke pasur sigurinë që në destinacionin tuaj do të gjeni kujdes të cilësisë së lartë dhe të personalizuar për sa i përket kujdesit të dializës.

Ju lutem shikojini këtu klinikat tona

D.HOLIDAY

Gjeni dhe prenotoni trajtimin tuaj kudo

Çfarëdo lloj pushimi jeni duke planifikuar, klinikat tona janë të pranishme në qindra vendodhje, në 24 shtete mbarëbotën

Për të zbuluar më shumë, vizitoni faqen e internetit d.HOLIDAY!

Filipe – Ambasador i markës Diaverum

Filipe: pacient i dializës dhe udhëtar nëpër botë

Lexo më shumë